Një shofer i ri në Rusi ka kaluar në të kuqen në semafor, duke goditur një grup të fëmijëve që kalonin rrugën në vija të bardha – ku si pasojë u lënduan katër prej tyre.
Madje është shfaqur videoja rrëqethëse ku shihet shoferi 18-vjeç duke lëvizur me shpejtësi të madhe derisa i afrohej vijave të bardha, ku në ato momente po kalonin rrugën nxënësit e një shkolle në qytetin Vijks në perëndim të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Adoleshenti që ishte me veturën Lada, goditi fëmijët të cilët disa prej tyre i hodhi mbi veturë nga goditja e fuqishme.
Katër prej tyre të moshës nga 8 deri në 16-vjeç, janë lënduar në këtë aksident trafiku.
Bazuar në gjurmët e gomave është konstatuar se shoferi ka tentuar të frenojë kur pa fëmijët, por frenat nuk kishin funksionuar. /Telegrafi/