Një adoleshent është arrestuar në qytetin britanik Carlisle, pasi është filmuar duke keqtrajtuar një të ri me ngjyrë, të cilin e goditi para kamerës dhe e detyroi t’i puthë çizmen me baltë.
Sulmi me motive racore, u filmua me telefon të mençur në Carlisle të Cumbria gjatë të premtes, transmeton Telegrafi.
Në dy videot e shpërndara në X, një i ri shihet duke keqtrajtuar nxënësin me ngjyrë që kishte të veshur uniformën e shkollës, të cilin e detyron të gjunjëzohet dhe t’i puthë çizmen.
E fjala “puthma çizmen” dëgjohet disa herë në video, derisa i riu fillimisht i reziston thirrjes së agresorit. Sikur kjo të mos mjaftonte, disa persona që ishin prapa kamerës dëgjohen duke qeshur.
Duke parë se nuk kishte zgjidhje tjetër pasi rrezikohej të rrahej keq, i riu gjunjëzohet dhe i puthë çizmen sulmuesit.
E nga policia në Cumbria kanë konfirmuar se adoleshenti është arrestuar pas intervenimit të ekipeve që ishin në terren. /Telegrafi/