Telegrafi

Adoleshenti bëhet hit në TikTok shkaku i një kënge – babai i tij e kishte regjistruar para 43-vjetëve dhe asnjëherë nuk e kishte publikuar më parë

Një përdorues i TikTok ka zbuluar se si arriti ta bënte virale një këngë të babai i tij, i cili e kishte regjistruar para 43-vjetëve dhe asnjëherë nuk e kishte publikuar më parë.

Zach Montana, 19-vjeçari, dëgjoi për herë të parë këngën e titulluar “Surrender to Me”, e cila u shkrua nga babai i tij, William “Curly” Smith, duke luajtur në një kamion të vjetër.

Pasi e konsideroi këngën funk-R&B si tërheqëse, ai ngarkoi një video të tij duke e dëgjuar atë në platformë, raporton theindependent.

“Ka një seksion me bori! Vetëm prisni… Është shumë mirë!”, Montana mund të dëgjohej duke thënë në video. “Ai nuk e lëshoi kurrë! Jam shumë i zemëruar me të”, shkroi ai.

@zach.montana Guys PLEASE blow this up to convince my dad to release this song?#dadsoftiktok ♬ original sound – Zach?

Videoja mori mijëra pëlqime brenda natës ndërsa Montana për theguardian tha se “u zgjua me mesazhe nga njerëz nga të cilët nuk marr kurrë mesazhe – si stilisti im i flokëve – duke thënë “Jo, kjo është e çmendur!”.

Videokënga tani është shikuar më shumë se tre milionë herë dhe është vënë re nga muzikantë si Meghan Trainor dhe Herman Li.

Ai është lëshuar gjithashtu zyrtarisht në platformat e transmetimit nën emrin e artistit FireCityFunk.

Babai i Montanës pohoi se kënga kishte qëndruar në raft për 43 vjet, “Ai sapo e zbuloi atë në veturë, bëri diçka me të në TikTok dhe pjesa tjetër është histori”.

William ka bërë turne më parë me artistë si Boston, Jo Jo Gunne, Steve Ray Vaughan, Belinda Carlisle dhe Willie Nelson. /Telegrafi/