Site icon Telegrafi

Adoleshentët rrahin dhe plaçkitin 80-vjeçarin në Kaliforni, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë 80-vjeç me prejardhje aziatike sulmohet, rrahet dhe plaçkitet nga dy të rinj në Kaliforni.

Pamjet janë filmuar në San Leandro, ku dy adoleshentë që për policinë janë përshkruar si 16-vjeçar, sulmojnë të moshuarin që e rrëzojnë për tokë dhe vazhdimisht kërkon ndihmë, transmeton Telegrafi.

“Është çmenduri të shohësh fëmijët që bëjnë kësi lloj gjërash”, ka thënë një dëshmitar i cili është identifikuar vetëm si Marcos.

E viktima sipas policisë ka pësuar lëndime të lehta trupore, kurse i është vjedhur një orë nga këta të rinj që u treguan të pamëshirshëm duke e goditur e përplasur për tokë.

Lejtnanti i policisë, Ali Kahn beson se sulmi ishte kryer mbi baza racore dhe se sulme të tilla ndaj personave me prejardhje aziatike janë rritur kohë të fundit në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version