Ministri pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja, Adnan Qahil, për TV21 ka thënë se nuk do të ndikojë në qeveri dhe do të lejojë që të vendoset nëse ai e meriton ose jo të jetë pjesë e saj.
Reagimi i këtillë i Adnan Qahil ka ardhur pasi u përjashtua nga partia e tij Lëvizja e Turqve në Maqedoni, e cila kërkoi nga qeveria që të shkarkohet edhe nga posti i ministrit pa resor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Unë jam 100 për qind i pafajshëm. Nuk do t’u jap hapësirë që të flasin. Nuk do ta keqpërdor pozitën për të ndikuar. Nikolla Gruevskin e dënuan dhe u arratis, ndërsa asnjë nga partia e tij nuk tha që ta përjashtojnë”, tha Qahil.
Ai i porositi udhëheqësit e partisë të mos kërkojnë nga Zaevi që ta shkarkojë atë, pasi ata nuk vendosin për këtë çështje.