Site icon Telegrafi

Adnan Neziri: Marrëveshja për Ligjin për nënshtetësinë ende nuk është finalizuar

Adnan Neziri nga koalicioni ASH-AAA në Click Plus, tha se marrëveshja për Ligjin për shtetësinë ende nuk është finalizuar, duke shtuar se deri ditën e premte grupet punuese t’i harmonizojnë disa pika të cilat janë të nevojshme.

Ai mes tjerash shtoi se zgjidhja e kësaj problematike është triumf i qytetarëve dhe jo i opozitës.

“Ka diskutime, deri ditën e premte është afatizuar që grupet punuese t’i harmonizojnë disa pika të cilat janë të nevojshme me shpresë se do të arrihet mirëkuptim sepse për pikat më të shumta është arritur. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe me mirëkuptim nga ana e Qeverisë që ta realizojmë këtë Ligj i cili është i nevojshëm për qytetarët”.

“Unë nuk e shoh këtë triumf. Triumfi le të jetë i qytetarëve. Mbi të gjitha triumfi jonë është kur qytetarët realizojnë të drejtën e tyre”, tha në Click Plus Adnan Neziri nga koalicioni ASH-AAA.

Exit mobile version