Telegrafi

Adnan Januzaj zëvendësues i Susos te Milani

Milani po e konsideron Adnan Januzajn si zëvendësues potencial të Susos i cili pritet që të zyrtarizohet te Sevilla.

Gazetari i Sky Sports Italia, Gianluca Di Marzio, potencon se sulmuesi i krahut i Real Sociedadit, është në krye të listës së Milanit.

Sipas Di Marzios po monitorohet edhe mesfushori i Anderlechtit, Alexis Saelemaekers, si zëvendësues i Susos.

Adnan Januzaj te Sociedad (Getty Images)

Edhe pse po fliten disa emra shqiptari mbetet më i pëlqyeri te kryesia e Milanit.

Interesimin për klientin e tij nga Milani e ka bërë të ditur edhe vetë menaxheri i lojtari, Dirk de Vriese.

Januzaj e përfaqëson Belgjikën, ka pasur tre asistime në 12 takime të La Ligës sivjet, duke mos e gjetur golin. /Telegrafi/