Telegrafi

Adnan Januzaj takohet me reperin Capital T

Foto: Adnan Januzaj/Instagram

Futbollisti i njohur shqiptar, Adnan Januzaj, i cili luan për Kombëtaren e Belgjikës është takuar së fundmi me një prej reperëve më të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për Capital T, i cili ruan miqësi të mirë me një numër të madh futbollistësh me famë ndërkombëtare.

Ka qenë Januzaj ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me reperin e njohur.

Nga imazhi, duket se Capital T ka qenë i lumtur nga takimi që ka pasur me Adnanin.

Ky i fundit është duke shijuar suksese të shumta me publikimin e projekteve të reja muzikore si dhe pjesëmarrjen gjithandej trevave në koncerte. /Telegrafi/