Site icon Telegrafi

Adnan Januzaj merr ofertë nga Superliga e Arabisë Saudite

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Sevilla pas vetëm një viti që ka nënshkruar me këtë klub.

Sulmuesi kosovar me pasaportë belge nuk është në planet e klubit spanjoll të cilët i kanë bërë me dije se duhet të largohet.

Në gjashtë muajt e fundit Januzaj ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku barti fanellën e Istanbul Basaksehir.

Lexo po ashtu Sevilla nuk llogaritë në të, por nuk ka asnjë ofertë – situatë aspak e mirë për Adnan Januzajn

Megjithatë largimi i tij këtë verë nga Sevilla duket i pashmangshëm dhe ai pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

28-vjeçari po kërkohet nga skuadra arabe Al Taee që bën pjesë në elitën e futbollit arab.

Lexo po ashtu Zyrtare: Adnan Januzaj transferohet te Basaksehir

Klubi arab ka shfaqur interesim për Januzajn dhe tanimë ka filluar bisedimet me Sevillën për transferimin e istogasit në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version