Humanisti Adnan Hyseni ka njoftuar se do të ndërtojnë një shtëpi për familjen shtatë anëtaresh Nimani.
Hyseni në profilin e tij në Facebook, ka thënë se shtëpia do të ndërtohet falë bamirësve, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar bamirës ju njoftojmë se Fondacioni Humanitar ‘Avni Hyseni’ do e ndërtoj këtë shtëpi për familjen shtatë anëtaresh Nimani, krejt kjo falë besimit dhe mbështetjes së bamirësve duke fillu me familjen Etemi, që dhuroj 5 ari truall e gjithashtu bamirësve që ndihmuan në aspektin financiar. Ky plan është 110 m2 duke përfshirë 3 dhoma fjetjes, një sallon, dhe një shpajz, që do i plotësoj kushtet maksimale për familjen Nimani”, thotë ai.
Hyseni ka shtuar tutje se “gëzimi i jetimit është madhështia më e madhe të cilën e përjetojmë në momentin që ne e hapim zemrën dhe shpirtin për t’i gëzuar jetimët”. /Telegrafi/