Site icon Telegrafi

Adnan Hyseni kërkon ndihmë për Leonin katër muajsh – i duhen mbi 39 mijë euro për operim jashtë vendit

Foto: Ilustrim

Humanisti Adnan Hyseni ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e Leon Ukaj.

Hyseni ka njoftuar se Leon Ukaj, katër muajsh ka një sëmundje të rëndë në zemër, transmeton Telegrafi.

“Leoni vetëm 4 muaj ka nevojë për ndihmë urgjente për shkak të sëmundjes së rëndë në zemrën e tij të vogël. Leon Ukaj ka vetëm 4 muaj nga lindja dhe në vend të gëzimit, familja e tij po e përjeton rëndë sëmundjen e tij shumë të rëndë në zemër, dhe mjekët në Kosovë kanë rekomanduar që urgjent të bëhet operimi në zemër jashtë vendit, për shkak se ky operim nuk ka mundësi të bëhet në Kosovë”, njofton Hyseni.

Tutje, humanisti njofton se familja Ukaj janë në gjendje të rëndë financiare.

“Familja Ukaj nga Deçani me banim të përkohshëm në Pejë është në gjendje të rëndë financiare nuk ka mundësi të përballoj shumën e 39.500 euro të kërkuara nga spitali në Turqi, për me i kriju mundësi evladit të tyre këtë operim jetik në zemër andaj i drejtohem bamirësve kudo në botë duke kërku mbështetje financiare. Le të bashkohemi së bashku e t’i kthejmë lotët e dëshpërimit dhe frikës në lot gëzimi duke e mbështet Leon Ukaj, e që unë besoj fort te ZOTI, se do të jemi bashkë e duke u mbështet dhe shpëtu jetën e Leonit”, shkruan Hyseni.

Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Leon Ukajn mund ta bëjnë përmes kësaj xhirollogarie:

Llogaria bankare BKT: 19309 5171 202 1111

Iban: XK05 19309 5171 202 1111

Swift Code: NCBAXKPR

Wester Union, Manygram, Ria në emër të Leutrim Ukaj (babai).

Nr kontaktit +383 49 651 007 (Leutrim Ukaj) baba i Leonit të vogël /Telegrafi/

Exit mobile version