Adnan Hyseni në emër të familjes së Gent Nikçit ka apeluar qytetarët që janë grumbulluar mjetet për trajtimin e tij në Turqi dhe nuk ka nevojë më për kontribute shtesë.
Hyseni këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka shkruar se gjendja shëndetësore e Gentit është e rënduar, dhe për momentin është i shtruar në spitalin e Turqisë.
“Mos dërgoni të holla në asnjë llogari bankare të familjes e as person tjetër është e rëndësishme që këtë ta di secili bamirës. Nuk ka nevojë. Gent Nikçi ka arrit në spitalin e Turqisë, gjendja e tij fatkeqësisht është e rënduar po ne duhet të besojmë së pari në mrekullinë e Zotit e pastaj edhe në mjekësinë në Turqi duke ju falënderuar secilit që ka ndihmuar. Për Gentin nuk ka nevojë të dërgoj askush të holla më sepse shuma është mbyll ku edhe e kemi postuar edhe sot para nisjes se Gentit për Turqi”, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/