Një burrë në Kaliforni do të kompensohet me 21 milionë dollarë, pasi kaloi 40 vjet në burg për një gabim të drejtësisë.
Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen e së dashurës së tij 24-vjeçare dhe djalit katërvjeçar në vitin 1978, u lirua në vitin 2017, pasi hetimet çuan në zbulimin e pafajësisë së tij, kryesisht falë testit ADN-së.
Lajmi i rimbursimit maksimal u dha nga gjykata e qytetit Simi Valley, jo larg Los Anxhelesit.
Personi, i cili tani është 71 vjeç, do të përfitojë 4,9 milionë dollarë menjëherë, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të vijë nga sigurimet. /kp/Telegrafi/