Site icon Telegrafi

“I admiruar” nga Chelsea për punën e trajnerit, Blutë gjejnë zëvendësuesin e Pochettinos

Daily Mail raporton se e ardhmja e Mauricio Pochettinos në Chelsea është e paqartë.

Nuk është marrë asnjë vendim nëse ai do të vazhdojë me Blutë sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi është përfshirë në planifikimin e para-sezonit, gjë që teorikisht tregon se Chelsea mund ta mbajë atë.

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin
Lexo po ashtu Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Megjithatë, trajneri dhe stafi i tij e kuptojnë se rezultatet kanë qenë zhgënjyese dhe janë të vetëdijshëm se shkarkimi është i mundur.

Raporti thotë se Chelsea e ka ‘admiruar’ Ruben Amorim të Sportingut për një kohë të gjatë.

Trajneri portugez së fundmi është lidhur me West Ham dhe Liverpool. /Telegrafi/

 

Exit mobile version