Zyrtari për komunikim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Admir Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare, si dhe përgatitjet në KSHZ.
I pyetur për bashkëpunimin me komisionet zgjedhore të vendeve të rajonit, Shabani tha se bashkëpunimi është në nivelin e duhur, duke përmendur komisionet e Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
“Bashkëpunimi jonë nuk është vetëm në rajon. E dini se KSHZ është anëtare e Asociacionit të Komisioneve Qendrore të Zgjedhjeve në Evropë (ACEO) dhe ky bashkëpunim thellohet edhe më tepër edhe me vendet e Evropës”.
“Çdo herë kur mbahen zgjedhje KSHZ dërgon ftesë përmes ACEO-së, për vrojtim të zgjedhjeve tek ne. Gjithashtu edhe ne marrim ftesa nga komisionet e vendeve tjera”, tha mes tjerash Shabani.
Ai shtoi se nga ky bashkëpunim merren përvoja, duke shtuar se si praktikë është marrë edhe trajnimi i organeve zgjedhore.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Admir Shabanin: