Site icon Telegrafi

Adili: Edhe Uniteti nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kasami dhe Zendeli

Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se nuk do të marr pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për bashkëpunimn e partive të reja.

Lëvizja BESA bashkë me RDK-në e Fadil Zendelit i kanë drejtuar një ftesë publike liderëve të dy partive tjera opozitare LR-PDSH dhe Uniteti, për takim të përbashkët rreth bashkëpunimit të mundshëm për zgjedhjet e parakohshme.

Takimi është thirrur për sot, në hotel “Aleksandar Palace”, ku siç thuhet në agjendë do të jetë mundësia e bashkëpunimit për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Mbrëmë edhe LR-PDSH e Ziadin Selës, nëpërmjet kryetarit Sela e vendosi që mos të merr pjesë në këtë takim, pasi e vlerësoi si ultimatum dhe shantazh./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sela nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kasami dhe Zendeli (Video)
Lexo po ashtu Ftesë zyrtare bashkëpunimi e Bilall Kasamit për Ziadin Selën dhe Gëzim Ostrenin (Dokument)
Lexo po ashtu Sela i thotë ‘Po’ ftesës për bashkërendimin e partive politike opozitare (Foto)
Exit mobile version