Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, është duke u shtyrë drejt Real Madridit nga gjigantët gjermanë të veshjeve sportive, Adidas.
Real Madridi e ka që një kohë sulmuesin e madh anglez në listën e dëshirave për ta sjell në Santiago Bernbabeu.
Por, çmimi i tij i lartë i vlerësimit nga skuadra angleze prej 200 milionë eurove ka ngadalësuar këtë tratativë, por tani Mbretërit kanë një ndihmesë nga jashtë për materializimin e këtij transferimi.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, marka e njohur gjermane e veshjeve sportive, Adidas janë duke u përpjekur ta joshin atë nga marrëveshja e tij e sponsorizimit me Nike dhe të ndjejnë se një lëvizje drejt Realit do të forcojë dorën e tyre.
Adidasi po bëjnë presion ndaj presidentit Florentino Perez për të nënshkruar me sulmuesin anglez, Kane, në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi i Anglisë ka grumbulluar tashmë 13 gola në 13 paraqitje këtë fillim sezoni he ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Ligën Premier vitin e kaluar.
Reali janë një nga klientët më të mëdhenj të Adidasit dhe ata janë tërhequr nga perspektiva për ta sjellë anglezin në Bernabeu.
Ndryshe, përveç sulmuesit anglez, drejtuesit e Realit po shikojnë edhe mundësinë e afrimit të Mauricio Pochettinos në stolin e klubit në vend të Zinedine Zidanes. /Telegrafi/