Gjigandi i rrobave sportive, Adidas e ka falënderuar Rita Orën për impaktin e saj në shitjen e atleteve të reklamuara nga ajo.
Këngëtarja kosovare i ka prezantuar koleksionet e reja të Adidas të cilat kanë sjellë rekord fitimesh.
Në një njoftim nga kompania, thuhet se deri me 1 prill, Adidas ka arritur rekordin e fitimeve dhe për këtë duhet falënderuar edhe Rita Ora.