Site icon Telegrafi

Adidas në mbrojtje të oqeaneve, bashkëpunon me Realin dhe Bayernin

Real Madridi dhe Bayerni i Munichut do të veshin një rrip të bërë nga plastiket e ricikluara që janë gjetur nëpër oqeane, kjo veshje do jetë vetëm për një ndeshje në nëntor për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes kundër ndotjes.

Sponsori zyrtar i klubeve Adidas ka promovuar përformancën e parë me produkte futbolli në bashkëpunim më “Parley”,e cila është një organizatë për mbrojtjen e oqeanit dhe që merret me gjetjen e mbetjeve plastike që ndotin oqeane. Këto veshje do të bëhen nga mbeturinat plastike detare të mbledhura nga operacionet e pastrimit në zonat bregdetare të Maldives.

Real Madridi do ta përdorë këtë rrip mjedisor, në ngjyrën tradicionalë, e gjitha e bardhë kundër Sportingut të Gijonit me 26 nëntor, ndërsa Bayerni do ta ketë të gjithën me ngjyrë kuqë kundër Hoffenheimit po atë javë.

Të dy kostumet, do të jenë të parat që do të jenë të prodhuara plotësisht nga materiale të gjetura në oqean, ku do të kenë logot e klubeve dhe tre vijat e famshme te Adidas-it, por klubet kanë rënë dakord që logoja e tyre mos të duket aq shumë në mënyrë që këmisha të jetë sa më e dukshme, shkruan opinion.al.

“ Është një nder që do të kem mundësi të vesh një kostum të tillë e krijuar nga “Adidas” me “Parley”. Çdo frymëmarrje të dytë që ne marrim vjen nga oqeanet, kështu që është e rëndësishme që në te mundemi të bëjmë që ai të jetë më i sigurt. Duke veshur një kostum të krijuar nga mbetjet e riciklueshme të oqeanit për mua është diçka e gëzueshme sepse është një mundësi fantastikë për të ngritur kauzën e mbrojtjes dhe ruajtjes që ju duhet oqeaneve tona, Unë di që ky është një fillim i diçkaje shumë speciale”. Ka thënë mesfushori i Bayernit, Xabi Alonso.

Ndërsa mbrojtësi i Realit të Madridit Marcelo është shprehur “ Oqeani është një vend i mbyllur në zemrën time, pasi rritjes në Rio de Zhaneiro dhe unë kam disa kujtime të bukura duke luajtur futboll në plazh kur isha fëmijë. Është e mrekullueshme të jem pjesë e këtij projekti dhe di që klubi që unë luaj po bën diçka të veçantë në ndihmën për të mbajtur oqeanin të pastër”.

 

Exit mobile version