Telegrafi

Adidas ndryshon lojën e atleteve me “Predator Edge”, kanë kristale dhe çmim të arsyeshëm

Adidas ka ndryshuar lojën e atleteve të futbollit duke shtuar kristale Swarovski në “Predator Edge”.

Diamantet janë padyshim të adhuruar nga të gjithë dhe tani ato janë vendosur në dizajnin e atleteve që quhet ‘Crystal+’ me fokus metalik ulliri/argjendi dhe llojshmëri ngjyrash.

Detajet e kristalta shkëlqejnë tre vijat në atlete, ndërkohë që ka edhe grafikë poligonale, një jakë me dy pjesë të thurura dhe zona prej lëkurës.

Atletet pa lidhëse janë ekskluzive për adidas dhe Pro Direct Soccer dhe janë të disponueshme për t’u porositur paraprakisht tani. Megjithatë, ato nuk do të vijnë me çmim të lirë, pasi atletet e bukura kushtojnë mbi 400 euro.

Këto atlete do të vishen nga mesfushori i Manchester United, Paul Pogba dhe sensacioni i Liverpoolit, Diogo Jota.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adidas

Kushdo që dëshiron të veshë të njëjtat atlete do të ketë nevojë për pak fat edhe pse janë bërë vetëm 300 palë.

Dhe më e rëndësishmja, ekziston një shënim se “elementët më të veçantë të këtyre atleteve – kristalet Swarovski në 3 shirita dhe kromi në pllakë – mund të konsumohen gjatë lojës” por Adidas thotë se detajet “nuk do të ndikojnë në performancën e produktin”. /Telegrafi/