Telegrafi

Adidas mund ta paguajë pagën e Jamesit vetëm që të kalojë te Napoli

Napoli është duke e kërkuar me ngulm në këtë verë transferimin e James Rodriguez nga Real Madridi, pasi edhe këta të fundit kanë bërë me dije se nuk e dëshirojnë më në skuadër.

Ylli kolumbian ka qenë i huazuar te Bayern Munich për dy sezone, por nuk ka arritur të lë gjurmë as në Allianz Arena, duke bërë që në fund të sezonit që lamë pas te rikthehet te madrilenët.

Real Madridi është i gatshëm ta shesë Rodriguezin, andaj Napoli dëshiron t’i marrë shërbimet e tij qysh në këtë afat kalimtar.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Por, skuadra italiane e di se do të jetë paksa problem transferimi i kolumbianit, pasi ai kërkon një pagë tejet të lartë, mirëpo mund të përfitojnë nga marrëveshja me markën e njohur Adidas.

Lexo po ashtu James Rodriguez afër marrëveshjes me Napolin

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, marka e njohur botërore është e gatshme që ta paguajë pagën e Jamesit, vetëm që të transferohet te napolitanët.

Adidas thuhet se ka kërkuar nga Napoli që në marrëveshje mes tyre të përfitojnë nga marketingu që do t’i bëjë veshjeve dhe mbathjeve të kolumbianit, në mënyrë që ta paguajnë pagën e tij për disa sezone. /Telegrafi/