Manchester Unitedi mund ta humbë në këtë verë njërin ndër lojtarët e tyre më të talentuar, pasi Paul Pogba ka bërë të ditur ditë më parë se po kërkon një aventurë të re.
Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar në transferimin e mesfushorit francez, derisa edhe ky i fundit është duke bërë presion që të largohet nga Old Trafford.
Edhe pse tifozët e Djajve të Kuq po e kërkojnë largimin e 26-vjeçarit, skuadra angleze nuk e dëshiron shitjen e tij.
Manchester Unitedi tani është në presion edhe nga marka e njohur botërore e veshmbathjeve, Adidas, pasi nuk e duan largimin e tij nga Liga Premier. Kompania gjermane është e shqetësuar se niveli i tyre i marketingut në Angli mund të bie me largimin e mesfushorit , andaj i kanë kërkuar klubit anglez që mos ta shesë Pogban këtë verë.
Fituesi i Kupës së Botës është lojtari me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve te Manchester Unitedi, derisa kartoni i tij vlen plot 140 milionë euro.
Opsioni i fundit i Djajve të Kuq që mos ta prishin marrëveshjen me Adidasin është që të gjejnë një emër të madh si zëvendësues i Pogbas, në mënyrë që të mund ta rriste edhe më shumë marketingun e tyre në Angli. /Telegrafi/