Një nga miqtë e Adelajdës, konkurent në Big Brother ka qenë edhe Adi Pojana.
Ai u shpreh sot në Top Show se ka folur shumë me Adelajdën dhe di shumë për të.
Sipas Adit, janë hallet ata që e çuan Adelën drejt atakut.
Me Adelajdën ishim shumë miq. Unë di shumë halle të Adelajdës. Ndoshta ishin ato brenga dhe halle që mund ta kenë çuar drejt atij ataku”, tha Pojana, i cili tashmë punon si gazetar.
Ai kritikoi të gjithë personat që së fundi u shfaqen se bashkëndiejnë dhimbje për humbjen e Adelës, pasi që disa prej tyre nuk e deshën sa ishte gjallë.
“Kush e donte Adelajdën, ta deshte sa ishte gjallë”, shtoi më tutje Adi.
Ndryshe, Adelajda Xhemani ka ndërruar jetë gjatë javës së kaluar pas një sulmi në zemër. /tch/Telegrafi/