Site icon Telegrafi

I aderuari në Nismë para disa ditëve, sot kaloi në Vetëvendosje

Avni Tafili, i cili kishte aderuar ditë më parë në Nismën për Kosovën, ka braktisur këtë subjekt politik pas koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa sot Tafili zyrtarizoi aderimin e ri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Tafili kishte dalur menjëher kundër koalicionit PDK-AAK-Nisma, pasi kjo e fundit u zyrtarizua të martën në sekondat e fundit kur edhe do të përfundonte afati i koalicioneve parazgjedhore.

Koalicionin PDK-AAK-Nisma, Tafili e kishte quajtur si marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektivës së saj.

“Koalicioni AAK-NISMA me PDK, marrëveshje kundër Kosovës dhe perspektives se saj. Kundër lirisë, kundër drejtësisë, kundër zhvillimit, pro hajnisë, tradhtisë e mashtrimit. Shpresoj, pas kësaj pabesie, të bojkotohet masovikisht ky Koalicion!”, kishte shkruar Tafili në llogarinë e tij në Facebook.

Tafili nga Partia e Drejtësisë kishte kaluar në atë të Nismës më 21 prill të këtij viti ndërsa tani i takon Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com

Exit mobile version