Site icon Telegrafi

Bleron Ademi shpallet nënkampion i Evropës për U21 në taekwondo

Bleron Ademi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të taekwondos, për grupmoshën U21, në kategorinë deri në 54 kilogramë.

Taekwondisti Ademi, medaljen e argjendtë e fitoi të enjten në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, dhe që përfundon të dielën.

Ai pati pesë luftëra, ndërsa i fitoi katër prej tyre, ndërsa u mposht në finale.

Rrugëtimin deri në vendin e dytë të podiumit, Ademi e nisi me fitore 2:0 ndaj sllovenit Aljaz Miklavçiq. Me rezultatin 2:0, Ademi fitoi edhe ndaj spanjollit Isaac Vives Saez.

Ademi nuk u ndal as në gjysmëfinale. Mposhti edhe taekwondistin nga Greqia, Konstantinos Dimitropoulos, me rezultatin 2:1.

Në finale, humbi 2:1 nga spanjolli Ivan Escolar Parra.

“Bleron Ademi shpallet nënkampion Evropian në Kampionatin Evropian të Taekwondosë U21 në Bukuresht, Rumani, në kategorinë deri 54 kilogramë. Medalje historike për sportin e Taekwondos së Kosovës. Urime Bleronit për medalje të argjendtë. I dëshirojmë suksese në kampionatet e radhës. Të gjithë garuesve tanë të Kosovës, suksese”, ka shkruar Federata e Taekwondosë së Kosovës të enjten.

Të enjten garuan edhe Jon Gashi, Elion Agushi dhe Arnis Agushi në kategorinë deri në 74 kilogramë. Të gjithë humbën në luftërat e para.

Të premten garon Denis Bllaca në kategorinë deri në 58 kilogramë, ndërsa më 10 dhjetor garon Mal Sahiti, në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Exit mobile version