Site icon Telegrafi

Ademi, Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtë mundohet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese.

Ademi me këtë i ka reaguar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe.

Lexo po ashtu Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

“Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e kemi në ligj, ndërsa deklaratat ndryshe nga kjo mund t’i shërbejnë çdokujt, vetëm interesit të shqiptarëve jo.

Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese që kontrollohet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik. Pikërisht për këtë qëllim dhe fshierjen e këtij termi, OBRM-PDUKM ka dorëzuar iniciativë në Kushtetuese në vitin 2019, e tash pritet të pranohet si e bazuar nga institucioni parapolitik”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se nër shqiptarët ka idealistë të shumtë që do ta mbrojnë shqipen zyrtare.

Kryemiistri Albin Kurti sot deklaroi se “në Maqedoni nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po rrezikohet, sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti./Telegrafi/

Exit mobile version