Telegrafi

Kreu i FFK-së thotë se Ahmeti është larguar për arsyet e tij, për Salihun nuk preferon të flet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur rreth Eroll Salihut dhe Arianit Ahmetit.

Ahmeti tash e një kohë nuk punon në FFK, kurse Salihu së fundmi u suspendua nga Komiteti Ekzekutiv.

“Arianiti ka dal me dëshirën e vet për arsyet e tij. Kurse, për Erollin s’mund ta them asnjë fjalë. E ka zgjedh vet”.

Lexo po ashtu Ademi: FFK-në e gjeta me buxhet 5 milionësh, tani kemi mbi 17 milionë euro buxhet

Kam respekt për të sepse kemi qenë bashkë për 15 vjet”, tha Ademi në emisionin “AS”.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka asnjë aktakuzë, ashtu siç raportohet gjatë këtyre ditëve dhe ka bërë thirrje që kush do që mund te ketë fakte t’i paraqes ato publikisht.