Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka folur rreth Eroll Salihut dhe Arianit Ahmetit.
Ahmeti tash e një kohë nuk punon në FFK, kurse Salihu së fundmi u suspendua nga Komiteti Ekzekutiv.
“Arianiti ka dal me dëshirën e vet për arsyet e tij. Kurse, për Erollin s’mund ta them asnjë fjalë. E ka zgjedh vet”.
Kam respekt për të sepse kemi qenë bashkë për 15 vjet”, tha Ademi në emisionin “AS”.
Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka asnjë aktakuzë, ashtu siç raportohet gjatë këtyre ditëve dhe ka bërë thirrje që kush do që mund te ketë fakte t’i paraqes ato publikisht.