Ish-shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja dhe familja e tij për ndërtimin e Kosovës.
“Nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime nga familja ime për të dhënë për vendin tim, për çlirimin e vendit për ndërtimin e këtij vendi nuk kemi kursyer kemi dhënë çdo gjë”, ka thënë ai për Tribuna Channel. “Nuk kemi kursyer për asgjë. Unë e shoh si obligim për të shërbyer në rrethana e të kaluarës, ndërsa tash është koha tjetër ku duhet ta dëshmoj veten përsëri dhe jam i gatshëm edhe për këtë sfidë”.