Telegrafi

Adem Demaçi dekorohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga UT-ja (Video)

Në një akademi solemne të organizuar në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës, është dekoruar me titullin Doctor Honoris Causa, veprimtari i mirënjohur nga Kosova, Adem Demaçi.

Ky titull veprimtarit Adem Demaçi i jepet për shkak të kontributit të madh që ai ka bërë për shqiptarët ndërvite, njoftojnë nga Universiteti i Tetovës.

Në akademinë solemne të organizuar në hapësirat e Universitetit të Tetovës të pranishëm ishin edhe shumë personalitete tjera si ministrat e arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla, ish kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, rektorët e UT-së Vullnet Ahmeti dhe rektori i UEJL Zamir Dika.

Gjithashtu ishin edhe zv.kryeministrat e Maqedonisë Festim Halili dhe Arbër Ademi, disa ministra dhe zv.ministra të kabinetit qeveritarë si dhe deputet e shumë personalitete të tjera./Zhurnal/Telegrafi/