Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 33-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga urimet më të veçanta, ajo e ka pranuar nga motra e saj e madhe, Adelina Ismaili, e cila ka qenë shumë influencuese në karrierën e saj.
Adelina ka publikuar në InstaStory një fotografi të Zanfinës, teksa në mbishkrimin e saj i ka bërë një urim special.
“Urime ditëlindjen princesha ime, fituesja ime, e dashura ime e bukur, dielli im, të dua përgjithmonë. Le të festojmë”, kanë qenë fjalët e Adelinës. /Telegrafi/