Telegrafi

Pasi u shërua nga COVID-19, Adelina Thaçi shijon pushimet në jug të Shqipërisë

Adelina Thaçi (Foto: Instagram/adelinathaci)

Këngëtarja shqiptare, Adelina Thaçi, ditë më parë kishte bërë të ditur se kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Por, pas masave të marra dhe kujdesit, këngëtarja është shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

Tashmë që është e lirë për të shëtitur, ajo ka vendosur që si destinacion të ketë jugun e Shqipërisë për pushime.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Adelina ka publikuar disa fotografi, në cilat shihet duke kaluar kohën me familjen e saj.

“Jam e lirë, qyteti i Sarandës me familjen time”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.

Ndërkaq, ajo kohët e fundit ishte përplasur edhe me një komentues, i cili e kishte akuzuar se ka gënjyer për infektimin me virus. /Telegrafi/