Telegrafi

Adelina Thaçi publikon fotografi të shumë viteve më parë me koleget – sa kanë ndryshuar ndër vite artistes estradës?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk heziton herë pas here të publikojë edhe ndonjë imazh nga e kaluara.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka hapur arkivat duke publikuar një fotografi të shumë viteve më parë.

Bëhet fjalë për një imazh në prapaskenat e një evenimenti muzikor, ku Adelina kishte pozuar me koleget e saj.

Në fotografi mund të shihen emrat e njohur të muzikës si: Rona Nishliu, Teuta Kurti, Eliza Hoxha, Jehona Sopi, Alma Bektashi e Vesa Luma.

Foto; Adelina Thaçi/InstaStory

“A ju kujtohet, kohë shumë të bukura”, ka shkruar Thaçi në mbishkrimin e kësaj fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Nga pamjet, mund të vëresh se këngëtaret kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve, teksa shumica prej tyre janë bërë familjare dhe ka prej tyre që janë larguar edhe jashtë vendit. /Telegrafi/