Telegrafi

Adelina Thaçi performon sonte në Big Brother VIP Kosova

Big Brother VIP Kosova sonte (e hënë) vazhdon me spektaklin e radhës, ku do të diskutohen të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë së famshme.

Në këtë natë e ftuar është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi.

Ajo duket se do të hyjë në spektakël për t’ia bërë një befasi vëllait të saj, Artan Thaçit e po ashtu edhe për të performuar.

Foto: Screenshot/Prive/Facebook

Njoftimi është bërë i ditur nga faqja e Prives përmes një postimi që kanë shpërndarë në Facebook.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Për këtë ka reaguar edhe Adelina me foton e hedhur në InstaStory: “Emocion i pa përshkruar për mua sonte”.

Foto: Screenshot/Instagram

Në BBVK të premten (10 shkurt) mes emrave të tjerë të nominuar nga shtëpia u largua Vivien Thano.

Kjo e fundit javën që shkoi pati një debat të ashpër me Xhuli Nurën, të cilat njëherësh bënë akuza të mëdha ndaj njëra-tjetrës. /Telegrafi/