Majlinda Kelmendi ditën e sotme (e hënë) i ka dhënë zyrtarisht fund karrierës së saj si xhudiste.
Krenaria e sportit në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve ka falënderuar drejtorin Driton Kuka si dhe gjithë popullin e Kosovës për përkrahje.
Reagimet për Kelmendin kanë qenë të shumta nga politikanët e të famshmit shqiptarë.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe artistja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi-Meta.
Ajo shprehet se është krenare me Majlindën dhe se na ka bërë zemrën mal gjithnjë.
“Ti bre çikë zemrën mal gjithmonë na ke bërë, e sot u mbulova në lot prej emocioneve që po na jep, ti je krenaria e Kosovës, e suksese e shëndet pafund”.
“Ti po e përmbyll një karrierë brilante, lum që të kemi, njeri më të mirë e më shpirt më të bukur ska se ty, heroina jonë”, kanë qenë fjalët e Thaçit.
Përgjatë karrierës së saj të artë, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore. /Telegrafi/