Telegrafi

Adelina Thaçi feston sot ditëlindjen e saj të 41-të

Adelina Thaçi Foto: Instagram/adelinathaci

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, është tejet e dashur për publikun e gjerë.

Ajo për vite të tëra ka sjell të reja nga karriera muzikore, duke u mirëpritur kështu nga fansat e saj.

Sidoqoftë kësaj, Adelina gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e saj të 41-të.

Foto: Instastory

Kjo është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ku kjo e fundit kishte ndarë disa nga urimet që ia kishin bërë miqtë.

Përpos urimeve dhe fjalëve të ëmbla, artistja publikoi edhe një dhuratë që e vlerësoi shumë, e që ishte një libër i Ismail Kadare.

Mesazhe unike ajo mori edhe nga familjarë, kolegë dhe fansa, të cilët shpresonin për më të mirat e saj. /Telegrafi/