Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi-Meta, ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë, duke ushtruar profesionin e saj si profesoreshë e pianos dhe solo këndimit.
E njëjta tash e sa kohë është pjesë edhe e një ansambli të formuar nga ajo dhe mikeshat e saj muzikante, të titulluar “Zanat”.
Ato mbajnë së bashku koncerte të shumta, gjersa Adelina pritet të sjellë së shpejti këngë solo.
Adelina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta apo aktivitetet e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja Thaçi ka realizuar një fotografi mjaft artistike, ku shfaqet duke pozuar plot stil në mes të natyrës.
E veshur me një fustan të verdhë dhe xhaketë xhinse, Adelina dukej mjaft tërheqëse, teksa plotësonte pamjen me flokët e saj bionde.
“Ngjyrat e vjeshtës, unë, soprano, parku nacional”, janë fjalët që këngëtarja ka etiketuar në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/