Këngëtarja Adelina Tahiri ka rrëmbyer shpesh vëmendjen me paraqitjet e saj.
Ajo shquhet për linjat perfekte të trupit, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në klipe apo rrjetet sociale.
Jo pak herë, ajo është diskutuar në media edhe për dukjen e saj në fytyrë, për të cilën thuhej se duket më ndryshe ajo që e shohim në skenë.
Por, një fotografi e publikuar së fundmi nga këngëtarja në InstaStory, sqaron njëherë e mirë bukurinë e saj natyrale.
Ajo vendosi që të shfaqet në një ‘selfie’ nga vetura e saj, duke vënë në pah fytyrën e saj pa as edhe një filtër të vetëm.
Dhe në fakt, fotografia në fjalë vërtetoi se Adelina duket bukur edhe kur nuk përdor fare makijazh.
Javë më par, bukuroshja shkupjane u vu në fokus të mediave, teksa pranoi faktin se ka gjetur dashurin e saj të vërtetë, një djalë i cili e përkrah në çdo hap përpara. /Telegrafi/