Telegrafi

Adelina Tahiri thotë “S’je normal”, vjen super ‘e nxehtë’ në klipin e ri (Video)

Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri ka publikuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“S’je normal” mban titullin kënga e saj e re, e cila është punuar Irkenc Hyka, ndërsa tekstin e saj e a shkruar Petro Xhori.

Klipi i këngës është punuar nga MAX Production, dhe në të këngëtarja shfaqet mjaft atraktive duke vënë në pah trupin e saj perfekt.

Verën, bukuroshja Tahiri e nisi me projektin e saj “Dale kadale”, një këngë e cila u pëlqye nga publiku shumë, ndërsa pret të njëjtin sukses me projektin e saj pasues.

Javë më parë, Adelina bëri të ditur se ndodhej me pushime, ndërsa tani e tutje do të jetë e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/