Telegrafi

Adelina Tahiri shfaqet atraktive në bikini, teksa noton me delfinë (Foto)

Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri këtë verë ka qenë mjaft aktive me projekte të reja në muzikë.

Mirëpo, ajo nuk i la anash as pushimet, teksa ka vizituar disa prej vendeve më luksoze.

Çdo moment nga pushimet e saj, Tahiri e ndan me fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet duke notuar së bashku me një delfin në det.

Ajo duket të kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e delfinit, gjatë kohës sa ka notuar së bashku me të.

Kjo më së miri vërehet edhe nga buzëqeshja e Adelinës, e cila nuk mungon në asnjë nga fotografitë e publikuara në Instagram. /Telegrafi/