Telegrafi

Adelina Tahiri publikon unazën e martesës në rrjetet sociale (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri muajin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.

Gjithçka ndodhi shumë shpejt, sapo ajo kishte shpallur fejesën e saj, dhe brenda pak ditësh organizoi edhe martesën.

Tani ajo është e lumtur në krahët e bashkëshortit, ndërsa ndan herë pas here me fansat momentet e lumtura nga jeta e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq unazën e saj të martesës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E njohur për jetën e saj luksoze, edhe unaza që këngëtarja bart në gishtin e saj të unazës duket të jetë e shtrenjtë.

Ajo përbëhet nga disa diamante të vogla, dhe një të madh që gjendet në mes të saj. /Telegrafi/