Këngëtarja e njohur shkupjane Adelina Tahiri, ka qenë mbrëmë (e premte) e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”.
Mes shumë të rejave në karrierën e saj, Adelina për herë të parë tregoi edhe shumë gjëra nga jeta private, ndër to pranoi edhe për lidhjen e saj të re.
E pyetur për dashurinë, Adelina tregoi se ka gjetur mashkullin idea që e bën atë të ndjehet si princeshë.
“Jam me dikë që më bën të lumtur, më bën të ndihem princeshë. Kam një lidhje shumë të gjatë dhe shumë serioze. Nuk do e them kush është por kam kohë që e kam gjetur Princin e Kaltër është mashkull ideal”, ka thënë këngëtarja Tahiri.
Gjithashtu, Adelina tregoi se djali që ia ka rrëmbyer zemrën merret me biznes, por nuk është ai sponsoruesi i klipeve të saj.
Më tej, ajo u shpreh se ai nuk merret me këndim, por di të luajë mjaft mirë në piano.
“Ai nuk merret me art, por mund të them se është shumë i talentuar në piano, i bie pianos më mirë se çdo pianist”, përfundoi Adelina.
E pyetur nëse i dashuri i saj bëhet ndonjëherë xheloz për paraqitjet e saj provokuese, Tahiri tha se: “Meshkujt xhelozë nuk kanë vetëbesim”. /Telegrafi/