Telegrafi

Adelina Tahiri në rehabilitim (Foto)

Këngëtarja e njohur shukpjane Adelina Tahiri javë më parë u raportua se pati një aksident me ski në Maqedoni.

Nga ky aksident, këngëtarja lëndoi këmbën, dhe si pasojë u detyrua që ta mbajë në allçi për disa javë me radhë.

Lexo po ashtu Adelina Tahiri blen veturë në vlerë 90 mijë euro! (Foto)

Por mesa duket pak nga pak, ajo ka filluar që ta rimarrë veten, dhe këmba e saj duket dita-ditës më mirë.

Së fundmi, Adelina ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me këmbën e lidhur teksa ka treguar se ndodhet në qendrën rehabilituese. /Telegrafi/

Adelina Tahiri në rehabilitim. Foto nga Instagram.