Nuk është sekret që yjet tona po ndjekin trendet botërore.
Por, shpenzimeve të mijëra eurove në klipin e fundit, Adelina Tahiri ja ka shtuar një shpenzim tjetër enorm.
Ajo ka publikuar imazhe në Inststory ku ka shfaqur këpucët e reja të Yves Saint Laurent që kushtojnë 10 mijë dollarë.
Me paraqitjen me këpucë të tillë tërhoqi vëmendjen Kendall Jenner, bukuroshja e cila e para u shfaq me këto këpucë në një ndeshje basketbolli.
Adelina Tahiri shpenzoi shumë në klipin e fundit “S’je normal”.
Shuma që ajo shpenzoi llogaritet afro 20 mijë euro, në çanta të brendeve si Louis Vuitton, Gucci dhe Hermes.
Ajo vazhdon të jetë single dhe pa të dashur. /Telegrafi/