Telegrafi

Adelina Tahiri e mësuar me luksin, zbulohet shifra e lartë e unazës së saj me të cilën u propozua për fejesë (Foto)

Këngëtarja Adelina Tahiri është pa dyshim një ndër emrat më të përfolur së fundmi në media.

Bujë të madhe bëri martesa e saj pak javë më parë, me avokatin e njohur maqedonas, Serjozha Markov.

Ndonëse u paragjykua në masë të madhe, ajo vendosi që të dëgjojë zemrën e saj, duke lënë anash gjithçka që mund të thonë njerëzit.

Ajo gjithmonë është përfolur në media për jetën luksoze që bën, me të cilën është mësuar që në fëmijëri.

Këngëtarja Tahiri ka treguar se harxhon shuma të mëdha parash në veshje dhe kozmetikë, gjersa shpesh ka treguar se nuk i bëhet edhe aq shumë qejfi për këtë.

Së fundmi është zbuluar edhe çmimi i unazës së fejesës, me të cilën ajo u propozua nga Markov.

Një unazë e tillë e markës “Destinee Solitar” kap shifrën e 5360 eurove.

Mesa duket, avokati maqedonas është në gjendje të dhurojë gjithçka për më të dashurën e tij. /Telegrafi/