Telegrafi

Adelina Tahiri bëhet me ngjyrë të admirueshme, mahnitë me linjat (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri këtë verë ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore.

Fillimsht ajo solli këngën “Dale kadale”, gjersa më pas erdhi me klipin e ri “S’je normal”, që gjithashtu u prit mirë nga publiku, dhe për të dyja këto klipe kishte shpenzuar shuma të mëdha, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Adelina Tahiri thotë "S'je normal", vjen super 'e nxehtë' në klipin e ri (Video)

Gjatë muajve të nxehtë, bukuroshja shkupjane u kujdes që t’i japë vetes edhe disa ditë të merituara pushimi.

Muaj më parë ajo kishte vendosur të shkonte bashkë me familjen në Greqi, para disa javësh shijoi luksin edhe në bregdetin e Kroacisë, ndërsa destinacioni i saj i radhës ka qenë vendi më luksoz për pushime, Palma de Mallorca.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se marrja e rrezeve të diellit ka ndikuar që këngëtarja të marrë një ngjyrë thuajse krejtësisht të zezë.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Adelina shfaqet mjaft atraktive në bikini, teksa në mbishkrimin e fotografisë publikon disa ikona Çokollatash, me ç’rast rrëmben vëmendjen edhe për ngjyrën e marrë. /Telegrafi/