Pas një komenti të Adelina Berishës lidhur me këngëtaren Enca Haxhiu, u përhapen lajmet për një urrejtje mes tyre.
Ishte Sasa Hoda ajo, e cila përmes profilit të saj në rrjetet sociale kishte shkruar “Kjo Enca a po ua shpift veç mu, a edhe juve”, status ky që u komentua edhe nga Adelina Berisha me komentin “Edhe mu”.
E kontaktuar nga Telegrafi, Adelina mohoi të ketë shkruar një gjë të tillë, duke thënë se ai profil në “Facebook” është i rrejshëm.
“Nuk është e vërtetë, nuk është komenti im ai, është një profil i rrejshëm, siç ka edhe shumë të tjerë me emrin tim”, tha Adelina duke shtuar se ajo nuk urren asnjë nga koleget e saj.
“Unë me të gjithë i kam raportet mirë, nuk urrej asnjë nga koleget dhe nuk kam arsye ta urrej atë vajzën, e cila ka vetëm tre këngë, ndërsa unë jam pjesë e skenës që prej fëmijë”.
Ndryshe këngëtarja sapo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “I got it”, i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/