Telegrafi

Adelina shfaqet ëmbël me djalin e saj i cili është rritur (Foto/Video)

Adelina Ismajli po shijon jetën si nënë.

Diva e muzikës argëtuese shqiptare kohë më parë është bërë nënë e një fëmiu, djalit Uliksit.

Në një foto të publikuar së fundmi, ajo shfaqet në një imazh të ëmbël me Uliksin e vogël i cili tash është pesë muajsh.

Ajo që vërehet janë syzet e diellit që ajo ja ka vënë djalit, një aksesor që nuk është i zakonshëm për fëmijët e vegjël.

Këngëtarja po shijon jetën si nënë bashkë me partnerin të kahmotshëm me të cilin ka romancë, Val Krasniqin.

Adelina konsiderohet me të drejtë diva e muzikës shqiptare, pasi theu barrierat në skenën muzikore shqiptare.

Ndonëse së fundmi jo shumë aktive, dashuria e adhuruesve për të është e pakrahasueshme dhe një rikthim i fuqishëm i saj natyrisht se do të mirëpritej. /Telegrafi/