Këngëtarja Adelina Ismaili këto ditë është kthyer në Kosovës, ku ka kënduar në një nga fushatat më të mëdha zgjedhore në Gjilan.
E njëjta ka pasur rastin që për herë të parë të vijë së bashku me djalin Uliksin në Kosovë, teksa është çmallur edhe me motrat dhe familjarët e saj.
Adelina ka treguar gjithmonë në intervista se është person shumë i dashur dhe e lidhur me familjarët e saj.
Së fundmi, diva shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet krah dy motrave të saj bukuroshe: Zanfinës, motra e vogël këngëtare, dhe Emës, motar e dytë.
Ajo është treguar shumë emocionale duke i dhënë një përshkrim shumë të veçantë fotografisë, në të cilën shfaqet pranë më të shtrenjtave të saj.
“Motrat e mija, engjëjt e mi, mbretëreshat e mia që mbajnë shpirtin tim atëherë kur krahët e mi harrojnë të fluturojnë…Bukuria e jetës sime”, ka shkruar Adelina në mbishkrimin e fotografisë.
Imazhi në fjalë ka arritur të rrëmbejë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë të motrave Ismaili në këtë rrjet social. /Telegrafi/