Telegrafi

Adelina merr plot dhurata dhe befasi të këndshme në ditëlindjen e 25 të saj (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e saj ë 25-të.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime dhe befasi të këndshme nga familja dhe rrethi i saj shoqëror.

Fillimisht ajo e ka nisur ditën me një dhuratë të veçantë, një buqetë me trëndafila të kuq të cilën bukuroshja nuk e ka treguar se nga kush e ka marrë, por thjeshtë e ka publikuar në Instagram.

Një nga surprizat më të bukura për të ishte rezervuar nga mikesha e saj e ngushtë, e cila kishte vendosur që në shtëpinë e saj, të vinte disa balona të fryra me shkronja, të cilat formonin emrin “Adelina” dhe numrin 25.

Me të parë këtë gjë, këngëtarja shkupjane është emocionuar shumë dhe ka vendosur që menjëherë të publikojë këtë imazh në Instagram Story.

Ajo e ka falënderuar mikeshën e saj për këtë befasi, gjersa kanë festuar më pas së bashku festën e ditëlindjes së saj. /Telegrafi/